FOTO/ Fabrikë droge brenda apartamentit, arrestohet në Angli 19-vjeçari shqiptar: U përpoq të arratisej nga çatia (EMRI)

Publikuar tek: bota, më 20:57 04-06-2020 FOTO/ Fabrikë droge brenda apartamentit, arrestohet në Angli 19-vjeçari shqiptar: U përpoq të arratisej nga çatia (EMRI)

Një i ri i cili kultivonte kanabis në Ipsëich të Britanisë së Madhe, për të paguar borxhin e marrë për të shkuar në ishull, është burgosur për 10 muaj.

Klodian Nikoci filloi punë duke kultivuar hashash brenda një apartamenti, me një dhomë gjumi. 19-vjeçari ishte vetëm kur policia shkoi për ta arrestuar. Prokurori Russell Butcher tha se Nikoci u ngjit nga një dritare mbi çati, por iu bind urdhrit për të zbritur dhe u dorëzua.

hash.jpg

I riu shqiptar i tha policisë se po punonte për të shlyer një borxh për shkak të transportit të tij të paligjshëm në vend, por nuk ofroi asnjë koment për pyetjet gjatë një interviste të regjistruar.

hashi.jpg

Butcher tha se banesa përmbante 43 bimë kanabis me një vlerë prej rreth 36 mijë paund. Ai tha se oficerët gjetën gjithashtu pajisje speciale për rritjen e bimëve, ndërsa energjia elektrike vidhej.

Nikoci u burgos për 10 muaj, por së shpejti do të lirohet, pasi kishte vuajtur gati gjysmën e dënimit që nga arrestimi i tij.

hashi2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094740390777588
array(1) { ["section"]=> string(122) "foto-fabrike-droge-brenda-apartamentit-arrestohet-ne-angli-19-vjecari-shqiptar-u-perpoq-te-arratisej-nga-catia-emri-209071" }