Dy korriku është kthyer tanimë në një datë për të përkujtuar djemtë dhe vajzat, gratë dhe fëmijët që kërkuan lirinë përtej mureve të ambasadave të huaja në Tiranë.
2 Korriku i vitit 1990 është tashmë dita simbol kur shqiptarët thyen “murin e tyre të Berlinit”. Mijëra shqiptarë u futën masivisht në Ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45 vjeçare, të përfaqësuar në këtë përleshje, prej Sigurimit të Shtetit.
{gallery}qwe{/gallery}