Foto historike, shqiptarët ndërrojnë veshje me amerikanët në vitin 1920

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:25 19-04-2017 Foto historike, shqiptarët ndërrojnë veshje me amerikanët në vitin 1920

Dy fotot e rralla që janë bërë në Elbasan rreth vitit 1920- 1919 janë publikuar ditët e fundit nga Biblioteka e Kongresit në Uashington.

Dy amerikanë të Kryqit të Kuq, infermierja Helen Emily LeBerga dhe kapiteni Russel C.Thistle kanë ndërruar veshjen me Hasan bej Dibrën. Këto foto i ka risjellë me anë të një postimi në facebook gazetari Ilit Ikonomi.

 

Shkrimi i plotë i gazetarit Ilir Ikonomi.

Kur shqiptarët dhe amerikanë ndërrojnë veshjet

Dy amerikanë të Kryqit të Kuq, infermierja Helen Emily LeBerga dhe kapiteni Russel C. Thistle kanë ndërruar veshjen me Hasan bej Dibrën.

Fotoja është bërë në Elbasan rreth vitit 1920.

Dy amerikanët bënin pjesë në misionin e Kryqit të Kuq Amerikan që erdhi në Shqipëri në fillim të vitit 1919.

Në foton tjetër është ushtaraku amerikan R. M. Davidson i Kryqit të Kuq, me kostumin shqiptar.

Vini re detajin e pasur në kostumin e gruas dhe fytyrën e butë të oficerit Davidson në kontrast me armën dhe veshjen që ka në trup.

Dy fotot e rralla janë publikuar ditët e fundit nga Biblioteka e Kongresit në Uashington.

 

hghgh.jpg

hhhhjh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030984878540039
array(1) { ["section"]=> string(76) "foto-historike-shqiptaret-nderrojne-veshje-me-amerikanet-ne-vitin-1920-75714" }