Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Bolonjës në Itali ku një nënë shqiptare qëlloi me thikë djalin e saj 7-vjeçar dhe më pas u hodh nga kati i 8-ë i pallatit.
34-vjeçarja Elida Zero, qëlloi disa herë me thikë djalin e saj Joel dhe u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen në vend.
I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Mjekët thanë se 7-vjeçari mbërriti me plagë të rënda në duar dhe kraharor por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Newsbomb.al.
Elida kishte pak ditë që ishte kthyer nga Majorka e Spanjës, aty ku banon motra e saj. Fqinjët nuk kanë ngurruar të shprehen se në familjen shqiptare kishte probleme.
Bashkëshorti i Elidës tha se ajo e kishte akuzuar disa herë për tradhëti por ai nuk e kishte bërë kurrë një gjë të tillë. /Newsbomb.al