Ish-ministri i Punës dhe të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha, Spiro Ksera, i cili u lirua pak kohë më parë nga burgu ku vuajti dënimin e gjykatës për shpërdorim të fondeve që ishin destinuar për të varfërit dhe pakicat, duket se i është riktyer politikës.
Ksera ka postuar një foto nga Dropulli i zbardhur nga bora.
Ai vlerëson borëpastrueset që kanë pastruar borën në këtë zonë, duke kujtuar se ato janë dhuruar nga i ashtuquajturi guvernator i Epirit, Aleksandros Kahrimanis.
“Falenderojme guvernatorin e Epirit z Aleksandros Kahrimanis per dhurimin e grejderit ne bashkine Dropull ne 2012-en.
Mjeti eshte i domosdoshem ne keto dite me bore ,ku punon per mbajtjen hapur te rrugeve ne Dropull dhe Pogon”, shkruan ai.