Ky është eklipsi i diellit sot në Tiranë, kur hëna ka mbuluar thuajse 35 për qind të diellit. Kjo foto e rrallë është shkrepur nga Arben Celi, gazetari i ‘’Reuters’’ për Shqipërinë.
Sot me mijëra shqiptarë kanë dashur të shohin eklipsin në momentin kur hëna qëndron mes diellit dhe planetit tonë.
Eklipsi në Tiranë nisi që në orën 09:45 minuta të mëngjesit, duke vazhduar deri në 12:00. Më qartë eklipsi është ndjekur në veri të Anglisë, ku do të krijonte një errësirë më të madhe.