Foto-Lajm/ Fëmijët hidhen në kanalin e ujrave të zeza në Vlorë për të mbledhur bidona

Publikuar tek: aktualitet, më 07:54 15-04-2015 Foto-Lajm/ Fëmijët hidhen në kanalin e ujrave të zeza në Vlorë për të mbledhur bidona Fëmijët në kanalin e ujrave të zeza në Vlorë

Një grup fëmijësh, që duhet të ishin duke luajtur në ndonjë fushë futbolli a kënd lojrash, hidhen përditë në njërin prej kanalit të ujrave të zeza në Vlorë.

Fëmijët detyrohen të hidhen në ujë për të mbledhur sa më shumë bidona e vazo plastike, që t’i shesin për bukën e gojës. Në këtë foto që është shkrepur nga bashkëpuëntorë të ëebit “Welcome to Vlora Albania’’, duken fëmijët që qëndrojnë me orë të tëra në ujin e ftohtë të kanalit, afër rrugës që të çon në Kaninë.

Si të mos mjaftonte e ftohura që mund të marrin në gjymtyrët e tyre dhe gjithë trupin, ata ndeshen përditë edhe me mikrobet që janë në këto ujra duke rrezikuar seriozisht shëndetin.

Ujrat e zeza sjellin shumë lëndë plastike, që fëmijët e  varfër ta shesin duke fituar para që të jetojnë, por bashkë me ujrat vijnë edhe sëmundjet për fëmijët që kryesisht janë romë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza nga Shkodra: Si më shitën prindërit me martesë dy herë rresht
Foto-Lajm/ Vazhdojnë punimet për Lungomaren në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.013590097427368
array(1) { ["section"]=> string(89) "foto-lajm-femijet-hidhen-ne-kanalin-e-ujrave-te-zeza-ne-vlore-per-te-mbledhur-bidona-8741" }