Kjo është pamja në dukje piktoreske që vjen nga bregu i detit në Portin e Durrësit. Edhe pse investimet janë dukshëm luksoze, kjo nuk na pengon të shohim edhe gjurmët po aq të dukshme të naftës. Hoteli prej të cilit vjen kjo pamje, është vetëm 1 metër larg bregut dhe natyrshëm na lind pyetja nëse këto hotele duhet të jenë kaq afër bregut dhe mandej nëse ka ndonjë mënyrë për të pastruar mbetjet e naftës. Se edhe afër bregut edhe me ndotje nafte sikur nuk shkon kjo punë! Na rroftë porti i thonë kësaj, se bregut e detit ja pamë hajrin!