FOTO-LAJM/ Inovacion në rrugët e Tiranës, Veliaj: Ju pëlqen sinjalistika e re?

Publikuar tek: aktualitet, më 11:30 10-02-2020 FOTO-LAJM/ Inovacion në rrugët e Tiranës, Veliaj: Ju pëlqen sinjalistika e re?

Në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet, Bashkia ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore, duke e sjellë atë sa më inovative dhe interesante.

Nëpër rrugët e Tiranës, syri të sheh tabela informuese ndryshe nga ato që kemi parë deri më tani, pasi sinjalistika standarde, është zëvendesuar me figura të reja, që këshillojnë qytetarët për hapat që duhet të ndjekin, për të garantuar sigurinë në rrugë.

“Ju pëlqen sinjalistika e re? Tirana100 ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan edhe një foto nga sinjalistika e re në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës gjatë ditëve të fundit ka ndërhyrë në të gjitha rrugët, duke vendosur sinjalistikë moderne horizontale dhe vertikale në fuksion të qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094709396362305
array(1) { ["section"]=> string(81) "foto-lajm-inovacion-ne-rruget-e-tiranes-veliaj-ju-pelqen-sinjalistika-e-re-194665" }