Nëse keni ecur përgjatë Lungomares së Vlorës me gjasë do të keni vënë re një skulpturë dhe keni pyetur veten se kujt i përkiste.
Kjo skulpturë e quajtur “Peshkatari” është një nga moria e veprave skulpturore të Thanas Papës që kanë qenë të vendosura në ambjente publike.
“Fatmiresisht ka shpëtuar skulptura "peshkatari" që tani qendron në një zonë të skeles Vlorë në Lungomaren e rivitalizuar”, konstaton me kënaqësi bashkëshortja e skluptorit Shpresa Leka.
Skulptura është krijuar në vitin e larget 1958 nga stkulptori Papa, asokohe i sapokthyer nga studimet në Shën Peterburg të Rusisë rezultate të shkëlqyera.
“Pas këdaj filloi kalvari i vuajtjeve”, rrëfen bashkëshortja e skulptorit duke patur parasysh vuajtjet e tij, nga drama me ish-gruan ruse, ritakimin me të bijën pas 34 vitesh e deri te takimet me Enverin.