Foto Lajm / Liderët e G7 dalin shëtitje në lëndinat e Bavarisë

Publikuar tek: bota, më 15:55 07-06-2015 Foto Lajm / Liderët e G7 dalin shëtitje në lëndinat e Bavarisë

Kryeministri i Kanadasë Stephen Harper, presidenti i Francës Francois Hollande, presidenti i SHBA-ve Barack Obama, kryeministri anglez David Cameron, Mateo Renzi dhe kryeministri japonez Shino Abe janë pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel për samitin e G7 që do të mbahet në Bavari.

Por duket se përpara diskutimit të temave kryesore dhe me rëndësi globale si agresioni rus dhe kriza në Ukrainë, kriza ekonomike në shtetin helen, ISIS dhe Boko Haram, liderët e G7-ës kanë preferuar të shijojnë një shëtitje në fushat me lule e Bavarisë, të udhëhequr nga kancelarja Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011367082595825
array(1) { ["section"]=> string(66) "foto-lajm-lideret-e-g7-dalin-shetitje-ne-lendinat-e-bavarise-12917" }