Foto lajm/ Me fëmijët në bagazhin e makinës, si e gdhinë natën qytetarët e Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 22-09-2019 Foto lajm/ Me fëmijët në bagazhin e makinës, si e gdhinë natën qytetarët e Tiranës

Një natë e mbushur me plot panik dhe frikë ishte e mbrëmshmja në qytetin e Tiranës, pas tërmetit të fortë 5.8 ballë i pasdites së djeshme, i cili u shoqërua me shumë lëkundje të tjera.

Qytetet që u prekën më shumë ishin Tirana dhe Durrësi, ku edhe pati dëme të mëdha në banesa, por edhe shumë njerëz të lënduar, të cilët morën shërbim mjekësor.

Sakaq, për shkak të panikut të krijuar mbi 500 qytetarë e kanë kaluar mbrëmë natën jashtë në Tiranë. Një pjesë e tyre u strehuan në çadrat e emergjencës.

Ndërkohë pjesa dërrmuese preferoi makinat e vendosura larg zonave me ndërtesa.

Siç shihet nga fotoja e siguruar nga Newsbomb.al. familjet bashkë me fëmijët kanë fjetur në makinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017336845397949
array(1) { ["section"]=> string(87) "foto-lajm-me-femijet-ne-bagazhin-e-makines-si-e-gdhine-naten-qytetaret-e-tiranes-179359" }