Kjo është pamja që vjen nga jashtë stadiumit “elbasan Arena” ku mijëra tifozë mbështesin kombëtaren kuqezi në këtë ndeshje të rëndësishme me Serbinë.
Ata nuk kanë mundur të gjithë të gjejnë nga një biletë por kjo nuk i ka penguar për të qenë aty, pavarësisht shiut që herë bie e herë pushon në Elbasan Arena.
Veshur vetëm kuqezi tifozët presin fitoren dhe realizimin e ëndrrës së madhe për në Euro 2016.