Duket pak e pazakontë por kjo po ndodh në Elbasan.
Vendi ku është vendosur për tu protestuar është dalja e Elbasanit, pikërisht në pikën e tre karburanteve, aty ku në katin e dytë të një ndërtese, janë të vendosura zyrat e Partisë Socialiste.
Dhe nën një poster të madh adeziv me ngjyrën e Rilindjes për “Shqipërinë që duam”, protestuesit kanë gjetur vend për të bllokuar rrugën.
Kjo është thjesht një koicidencë dhe aspak provokim, por që u ka rënë në sy shumë qytetarëve.