FOTO-LAJM: Përçudnimi që do i bëhet peisazhit të Durrësit dhe Torrës

Publikuar tek: kulture-art, më 16:33 18-01-2017 FOTO-LAJM: Përçudnimi që do i bëhet peisazhit të Durrësit dhe Torrës

Kjo është një nga ato foto që nuk ka nevojë për koment aq sa për një denoncim të asaj që po ndodh në qytetin bregdetar të Durrësit.

Dhe denoncimi vjen nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që thotë se projekti “VELIERA” do e shndërrojë Durrësin në një qytet pa identitet.

“Përçudnimi qe do i bëhet peisazhit të Durrësit, dhe Torrës, me projektin VELIERA”, shkruan Forumi për Trashëgiminë ndërsa publikon këtë foto. Projekti është përgatitur nga studio e arkitekturës shqiptare ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio e njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë.

Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 6 milionë dollarë. Nëse për kryebashkiakun Vangjush Dako ky është një projekt që sjell zhvillim, mbrojtësit e trashëgimisë thonë se ky projekt do sjellë veç shkatërrim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020816802978516
array(1) { ["section"]=> string(73) "foto-lajm-percudnimi-qe-do-i-behet-peisazhit-te-durresit-dhe-torres-65918" }