Përmbytjet në vendin tonë kanë shkaktuar një problematikë të madhe në shumë qytete, pasi reshjet e dendura të shiut kanë bërë që uji të afrohet në banesa.
Ndërkohë një qytetar nga Durrësi për të mos lejuar ujin të depërtojë në shtëpinë e tij, ka gjetur një zgjidhje gjeniale, por nga halli e jo nga qejfi.
Ai e ka izoluar derën e shtëpisë me ngjitës dhe ajo nuk hapet, nëse nuk i heq ngjitësin që përdoret për ndërtime. Rastin e ka bërë publik ish-deputeti i PD për qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj.
Qytetari: Mbrëmë vendosa thasë me rërë në shtëpi, gjys metri, shpinë tani e kam rregulluar, në 2016 mu prish shtëpia nuk mora dëmshpërblim. Ra uji, pastruam, rregulluam, uji po shtohet prapë, jemi dy ditë pa gjumë.