Në një nga trotuaret në afërsi të rrugës së Elbasanit, kalimi është bllokuar nga ky automjet. Sikur mos mjaftonin makinat, në trotuar tanimë kanë nisur të parkojnë edhe maunet.
Kësaj kalimtareje, ashtu sikurse edhe shumë të tjerëve u është dashur të kalojnë përmes kësaj ngushtice, në pamundësi për të patur trotuarin e tyre, në një ditë me shi si kjo e sotmja.
Ndonëse polici gjendej vetëm pak metra më tutje, në anën tjetër të rrugës, kjo maune ka parkuar e pashqetësuar në trotuarin e kalimtarëve.