Foto-Lajm / Të gjithë gabim, gjobitet vetëm ai që kishte parkuar saktë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:56 08-03-2015 Foto-Lajm / Të gjithë gabim, gjobitet vetëm ai që kishte parkuar saktë

Polic Genci, me sa duket është ngatërruar kur i ka parë 4 makina të parkuara kundravajtje dhe ka gjobitur vetëm atë që ishte parkuar sipas sinjalistikës.

Shoferi i cili e ka ironizuar gjobën në Facebook, ka qenë i vetmi që përgjatë një rruge, kishte parkuar sipas sinjalistikës, ndërkohë që të gjithë të tjerët kanë qenë kundravajtje duke i shkaktuar në këtë mënyrë policit rrugor një lloj “iluzioni optik”. Ja çfarë shkruan qytetari në Facebook:

“I dashur Polic Genci… Mund të më kishe gjobitur për 1 milion arsye por jo për ‘pushim mjeti në sens të kundërt me levizjen’ sepse po të shohesh foton ilustruese kupton që jam i vetmi mjet në kahun e lëvizjes dhe 4 mjetet përballë kanë parkuar kundravajtje. Shih silanjistiken horizontale dhe vertikale. P.S. BRAVO GENCI, BRAVO ÇUNA…”, shkruan drejtuesi i mjetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2147970199585
array(1) { ["section"]=> string(72) "foto-lajm-te-gjithe-gabim-gjobitet-vetem-ai-qe-kishte-parkuar-sakte-5286" }