Kjo është pamja që vjen nga Komuna e Parisit . Një tufë qensh rruge që mbajnë “koncert” çdo natë.
“Te Komuna e Parisit në Tiranë, mbahet Kongresi i 22 i Qenve Internacionale të Rrugës.
Gjithashtu, çdo natë ka koncert falas, madje dhe çdo ditë, nga trupa e qenve artistë”, shkruan ironikisht gazetari Erion Kristo.
Në fakt kryebashkiaku Erion Veliaj në kohën e fushatës elektorale postoi një foto të ngjashme në profilin e tij social duke siguruar se këtë pamje nuk do ta shihnim më, me të ardhur ai në krye të bashkisë. Por në fakt kjo është pamja që shohim çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës.