FOTO/ Mbrëmë Meta festoi në lokalin plot me njerëz, ndërsa sot bën apel për ruajtje distance dhe mbajtje maskash

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:19 10-07-2020 FOTO/ Mbrëmë Meta festoi në lokalin plot me njerëz, ndërsa sot bën apel për ruajtje distance dhe mbajtje maskash Ilir Meta duke festuar gjatë inagurimit të Celtic Supporters club Albania

Dje në mbrëmje presidenti Ilir Meta inaguroi klubin e mbështetësve të Celtic Albania, teksa festoi në një lokal të mbushur plot me njerëz.

Atë e shoqëronin ish-futbollisti i njohur Rudi Vata dhe këshilltari i tij Tedi Blushi, teksa kishte edhe njerëz të tjerë që marshuan rrugëve me bluza e shaje të Celtik-ut.

Të gjithë u futën në lokal duke trokitur gotat e birrës, pa maska e distancë 1.5 metra. Ndërsa sot, apeli i Metës është tërësisht në kontraditë me veprimin e tij të një dite më parë.

"Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave.
Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik", shkruan Meta në facebook.

Me një fjalë, bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010524988174438
array(1) { ["section"]=> string(117) "foto-mbreme-meta-festoi-ne-lokalin-plot-me-njerez-ndersa-sot-ben-apel-per-ruajtje-distance-dhe-mbajtje-maskash-213475" }