FOTO/ Me bluzë gri dhe maskë të zezë, kamera e biznesit filmon grabitjen, farmacistja e tmerruar mbledh duart në gjoks; hajduti dyshohet se është...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 26-01-2021 FOTO/ Me bluzë gri dhe maskë të zezë, kamera e biznesit filmon grabitjen, farmacistja e tmerruar mbledh duart në gjoks; hajduti dyshohet se është... Pamje nga momenti i grabitjes

Ditën e sotme një grabitje me armë lodër ka ndodhur në një farmaci në Tiranë, pas shkollës 'Sami Frashëri'. Hajduti me maskë i dyshuar si Kristi Çinari ka marrë xhiron ditore të farmacisë, që mendohet se mund të jetë diku te 200 mijë lekë të vjetra.

Siç shihet dhe në foto ai ka hyrë tek banaku dhe ka tmerruar farmacisten që duket se është strukur dhe ka mbledhur duart nga frika. Hajduti ka veshur një xheke gri dhe maskë të zezë që të bëjë të vështirë identifikimin e tij.

grabitja.jpeg

Dyshohet se është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.

Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të tij, teksa janë ngritur disa postblloqe në kryqëzime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kaloi java e 3-të e janarit dhe Pfizer s’i ka sjellë 10 mijë dozat anti-Covid, Rakacolli: S’ka asnjë problem, vaksinimi po vazhdon...
Denoncimi i mjekut Erion Dasho: Shifrat e viktimave që raportohen nuk janë të plota, po injorohen pacientët që vdesin në spitale rajonale dhe në shtëpi, madje edhe ata që… »
Article Logic
Execution time: 0.010903835296631
array(1) { ["section"]=> string(148) "foto-me-bluze-gri-dhe-maske-te-zeze-kamera-e-biznesit-filmon-grabitjen-farmacistja-e-tmerruar-mbledh-duart-ne-gjoks-hajduti-dyshohet-se-eshte-236524" }