FOTO/ Me lopata dhe eskavator, në oborrin e burgut të Burrelit po gërmohet për të gjetur eshtrat e viktimave të Komunizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:12 01-10-2020 FOTO/ Me lopata dhe eskavator, në oborrin e burgut të Burrelit po gërmohet për të gjetur eshtrat e viktimave të Komunizmit

Ditën e sotme ka filluar puna në oborrin e burgut të Burrelit, për të bërë të mundur gjetjen e eshtrave të viktimave të Komunizmit.

Task Forca e Posaçme ka nisur gërmimet me lopata dhe eskavatorë, me shpresën për të gjetur gjurmë të varreve të humbura në atë kohë.

120640475_10224163595298477_4177259443738167308_n.jpg

Kryetarja e AIDSSh (Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit), Gentiana Sula, ka publikuar disa foto nga puna dhe ka thënë përmes një shënimi në rrjete sociale, se ky proces është i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm.

120569648_10224163595778489_1709667912980528077_n.jpg

"po ndodh.

Nen udheheqjen e Task Forces se posacme, po germohet ne oborrin e Burgut te Burrelit per te gjetur gjurme te varreve te humbur ne komunizem. Do te jete nje proces shume i gjate, the mbase i pasukseshem ne disa raste, por i domosdoshem dhe i pergjegjshem.

I uroj familjareve kurajo, durim dhe force per te vene ne vend dinjitetin njerezor te te dashurve te tyre".

120590647_10224163594898467_1040450592593032457_n.jpg

120616003_10224163596098497_5315262597252598609_n.jpg

Urdhrin për fillimin e punimeve e ka firmosur kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010002851486206
array(1) { ["section"]=> string(127) "foto-me-lopata-dhe-eskavator-ne-oborrin-e-burgut-te-burrelit-po-germohet-per-te-gjetur-eshtrat-e-viktimave-te-komunizmit-222346" }