Foto nga Tirana që dëshmojnë ndryshimin e një stereotipi në vendin tonë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:21 02-02-2017 Foto nga Tirana që dëshmojnë ndryshimin e një stereotipi në vendin tonë

Nga Loreta Cuka - Fotografe

Figura e babait në familjet shqiptare ka qenë prej vitesh ajo e një kryetari hijerëndë në shtëpi, i cili dashurinë e tij për fëmijët e shprehte me rreptësinë e stereotipave që përherë kanë rrethuar fjalën “burrë” në Shqipëri.

Sot, fatmirësisht, brezi i ri i baballarëve i ka thyer këto paragjykime teksa shihet si përkujdesës i barabartë ndaj fëmijëve, duke shtyrë karrocat apo duke ushqyer dhe luajtur me të vegjlit. Fotot e mëposhtme janë shkrepur në rrugët e Tiranës gjatë dy muajve të fundit dhe tregojnë ngrohtësinë e dashurisë atërore, që të jep shpresë se familja shqiptare po shkon ngadalë drejt vlerave perëndimore.

Një studim i vitit 2016 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD  tregoi se burrat dhe gratë shqiptare e kanë ende të vështirë të gjejnë balancën e artë të ndarjes së punëve në familje. Sipas studimit gratë shpenzonin mesatarisht 4.66 orë për punë shtëpie ndërsa burrat më pak se gjysma e kohës së grave, pra 2.07 orë.  Studiuesit vërejtën se kjo vjen për shkak se familjet në Shqipëri kanë ende nota patriarkale.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

7.jpg

8.jpg

10.jpg

12.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053314208984375
array(1) { ["section"]=> string(77) "foto-nga-tirana-qe-deshmojne-ndryshimin-e-nje-stereotipi-ne-vendin-tone-67494" }