FOTO/ Piloti i linjës Zyrih-Prishtinë kërkon leje dhe bën simbolin e zemrës me avion, në qiellin e Kosovës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:38 11-04-2020 FOTO/ Piloti i linjës Zyrih-Prishtinë kërkon leje dhe bën simbolin e zemrës me avion, në qiellin e Kosovës Simboli i zemres mbi qiellin e Kosoves

Piloti i avionit të kompanisë Chair, i linjës Zyrih- Prishtinë ka bërë simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës, si shenjë përkrahjeje për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit..

Lajmin e jep Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA) e cila publikon dhe fotot dixhitale të simbolit të zemrës, e bërë nga piloti i linjës Zyrih- Prishtinë.

“E jashtëzakonshme ne Hapesiren Ajrore të Republikës së Kosovës!

Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih - Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19.

ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.

Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm”, njofton ASHNA.

93189144_2622374477999829_7799868082226200576_n.jpg
93189144_2622374477999829_7799868082226200576_n_copy.jpg
92838464_2622374497999827_3681203021858996224_n.jpg
92562707_2622374527999824_2634799055540060160_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010317087173462
array(1) { ["section"]=> string(111) "foto-piloti-i-linjes-zyrih-prishtine-kerkon-leje-dhe-ben-simbolin-e-zemres-me-avion-ne-qiellin-e-kosoves-202275" }