FOTO/ Policia gjermane i DHURON njësisë speciale RENEA 200 palë KËPUCË

Publikuar tek: aktualitet, më 17:26 26-11-2020 FOTO/ Policia gjermane i DHURON njësisë speciale RENEA 200 palë KËPUCË

Policia Federale Gjermane i ka dhuruar njësisë speciale RENEA 200 palë këpucë shërbimi, të cilat kanë vlerën e 30 mijë eurove.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Shqipëri, e cila shkruan në rrjetet sociale se këpucët e shërbimit janë të standardeve evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë këpucët e konsumuara të oficerëve.

"Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro. Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive",- shkruan ambasada gjermane.

ambasada_gjermane.png

foto_1.jpg

foto_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë në Lezhë, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës dhe vdes në vend
Ishte shtruar në spital pas simptomave të rënda të COVID-it, neurologu Drini Dobi fiton betejën me koronavirusin »
Article Logic
Execution time: 0.011185169219971
array(1) { ["section"]=> string(76) "foto-policia-gjermane-i-dhuron-njesise-speciale-renea-200-pale-kepuce-229227" }