FOTO: Porositësi i bananeve ku u gjetën 613 kile kokainë, biznesmeni që po kërkon gjithë policia

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 28-02-2018 FOTO: Porositësi i bananeve ku u gjetën 613 kile kokainë, biznesmeni që po kërkon gjithë policia Arbri Çekaj

Ky që shikoni në foto është biznsemeni Arbri Çekaj, i shpallur tashmë në kërkim nga Policia e Shtetit për sasinë e 613 kilogramëve kokainë gjetur brenda një kamioni me banane në postin e Durrësit, mbrëmjen e djeshme.

Arbri është pronar i  “Arbri Garden”, kompania porositëse e bananeve ku u gjet sasia e lëndës narkotike,e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. 

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë nga policia deri sa mbërriti në magazinat e firmës  "Arbri Garden". Për drogën, janë arrestuar Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës (shoferi i kamionit).

Sakaq, policia është vënë në ndjekje të biznesmenit Arbri Çekaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për KOKAINËN, Policia e Shtetit i përgjigjet Bashës: S'bashkëpunuam me të huajt në operacion, por me Doganën e Prokurorinë
Atentati te Kisha Ortodokse në Vlorë, arrestohen 3 persona, në kërkim dy të tjerë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0091788768768311
array(1) { ["section"]=> string(101) "foto-porositesi-i-bananeve-ku-u-gjeten-613-kile-kokaine-biznesmeni-qe-po-kerkon-gjithe-policia-111763" }