Foto që përloti botën: 30-vjeçarja buzëqesh edhe pse sapo u diagnostikua me kancer në mushkëri

Publikuar tek: bota, më 18:10 18-08-2017 Foto që përloti botën: 30-vjeçarja buzëqesh edhe pse sapo u diagnostikua me kancer në mushkëri

Fotografia e një vajze 30-vjeçare e cila buzëqesh edhe pse ka pak orë që është diagnostikuar me kancer të fazës së katërt në mushkëri, ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.

Vicky Veness thotë se do të ndryshojë perceptimin që njerëzit kanë për pamjen e pacientëve me kancer, duke shpërndarë këtë foto të teksa buzëqesh vetëm pak orë pasi mjekët i dhanë lajmin tronditës.

“Jam gati të luftoj”, shkruan ajo në Facebook, teksa paralajmëron lexuesit se “Ky shkrim mund t’ju trishtojë”.

“Kjo foto është bërë vetëm pak orë pasi unë të diagnostikohesha me fazën 4 të kancerit të mushkërive.

Unë jam 30 vjeçe trajnere personale në palestër, vrapuese, nuk pi duhan dhe ushqehem shëndetshëm. Kur ke kancer nuk është e thënë të dukesh i sëmurë edhe nga jashtë. Simptomat shfaqen shumë pak dhe rrallë.

Për fat të keq për mua, mjekët menduan se simptomat kishin të bënin me astmë.

Morali im është ky: Çfarë do gjë që të keni, sado të vogë, shkoni te doktori, pyesni për gjithçka dersa të merrni përgjigjet që doni.

Kjo ka qenë java më sfiduese emocionale dhe fizike e jetës sime, por tani është koha për të luftuar!”, shkruan ajo. /Newsbomb.al

wetr234t234t4t444.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027322053909302
array(1) { ["section"]=> string(99) "foto-qe-perloti-boten-30-vjecarja-buzeqesh-edhe-pse-sapo-u-diagnostikua-me-kancer-ne-mushkeri-89499" }