Foto që s’le më dyshime, Ilir Meta mbështet check up-in falas të Vilma Nushit

Publikuar tek: barometri, më 08:19 09-05-2018 Foto që s’le më dyshime, Ilir Meta mbështet check up-in falas të Vilma Nushit

Presidenti Ilir Meta mbështet check up-in falas të Vilma Nushit, një emër kaq shumë i sulmuar nga opozita.

Kjo foto, në dukej “naive”, shuan çdo dyshim, shkruan newsbomb.al.

Meta, sot në Ditën Botërore të Talasemisë ka dhuruar gjak e ndërsa nga pas kokës së tij, lexohet qartë “Check up falas, dhuratë për ty, dhuratë për ne”.

Krahas fotos që tregon në fakt më shumë se njëmijë fjalë, Meta ka përdorur edhe të njëjtën gjuhë sensibilizimi si kryeministri Rama duke e cilësuar sëmundjen e talasemisë një sfidë.

“Edhe në përballimin e kësaj sfide, të jemi ndër vendet më të avancuara, edhe të rajonit tonë, por edhe të Bashkimit Evropian”, inkurajoi Presidenti ndër të tjera në fjalën e tij.

Kujtojmë se ditë më parë, opozita, madje vetë ish-kryeministri Sali Berisha, denoncoi se Rama ka urdhëruar check up të detyruar për të gjithë punonjësit e administratës, pasi sipas tij duhet për të mbushur xhepat e Vilma Nushit.

Mesa duket ‘urdhri’ i Ramës ka shkuar deri lart në Presidencë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021095991134644
array(1) { ["section"]=> string(83) "foto-qe-s-le-me-dyshime-ilir-meta-mbeshtet-check-up-in-falas-te-vilma-nushit-120033" }