FOTO që të lë pa FJALË/ Ç'duan këto vajza të vogla në një takim policie ku flitet për krim, shfrytëzim, kriminelë...në prezencë të ministrit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:57 27-06-2020 FOTO që të lë pa FJALË/ Ç'duan këto vajza të vogla në një takim policie ku flitet për krim, shfrytëzim, kriminelë...në prezencë të ministrit

Shfrytëzimi i fëmijëve në aktivitetet e politikanëve ka qenë shqetësim i përhershëm i shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.

Por në rastin konkret, këto dy vajza të vogla shihen kaq të mërzitura, rreth një tavoline të vogël rrumbullake mbuluar me flamurin kombëtar dhe veshur me veshjen tradicionale të zonës. Ato janë vendosur si një dekor në takimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj me strukturat e drejtorisë vendore rajonale, për të folur për shqetësimin e shfrytëzimit të paligjshëm të nëntokës, marrjen e masave për parandalimin e krimit, apo edhe fenomene të tjera kriminale.

Që vajzat nuk janë të lumtura, kjo shihet nga qëndrimi ulur i tyre me "buzët varur"  dhe kanë të drejtë. Ato, në këtë ditë me diell, do të duhet të ishin duke luajtur me shoqet e tyre, por janë detyruar me një protokoll personal të ndonjë drejtuesi vendor të policisë, të qëndrojnë ashtu ulur, dhe duke dëgjuar muhabete për të cilat pak janë të interesuara. E rëndësishme është se i kanë vendosur në hije, po dhe këtë e kanë bërë për të qenë komod ministri, jo vajzat. Mirë drejtuesit vendorë që këtë gjest e konsiderojnë normal për të mirëpritur shefin e tyre, po Ministri i Brendshëm, nuk ka sy të shohë merzinë e tyre dhe t'i thotë dikujt që ti largojë? Nëse ministri ka mbesa të vogla, a do ti merrte me vete ti linte ulur ashtu në ndonjë takim të tij? Pse duhet të mendojë ndryshe për fëmijët e vet, ndërkohë që këto vajza të Bulqizës janë të "dënuara" të dëgjojnë për shembje objektesh, shfrytëzim të paligjshëm të nëntokës, apo për ngjarje kriminale...

75550479_2744584372440650_907937003045735776_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215
array(1) { ["section"]=> string(142) "foto-qe-te-le-pa-fjale-c-duan-keto-vajza-te-vogla-ne-nje-takim-policie-ku-flitet-per-krim-shfrytezim-kriminele-ne-prezence-te-ministrit-211935" }