Dalin detaje të reja nga vila e cilësuar si baza vrasësve dhe organizatorit të dyshuar të atenatit të Devi Kasmit në Kodër Mëzez në periferi të Tiranës.
Në këtë banesë në pronësi të Altin Aurel Hoxhallarit policia gjeti një sasi të konsiderueshme armësh, tritoli dhe droge.
Por si ishte e organizuar puna e bandës në këtë banesë?
Sipas News 24 banesa ishte e veçuar, larg shtëpive të tjera të zonës dhe e vendosur mes dy kodrave, sic duket dhe në foto, lehtësisht për tu shfrytëzuar dhe për të mos rënë në sy për aktivitetin e tyre kriminal.
Ajo është ndërtuar qëllimisht nga Hoxhallari rreth 6 vite më parë, ndërsa e kishte pajisur ate me kamera sigurie në çdo cep të saj.
Po ashtu, një tjetër detaj i zbuluar është fakti se pranë bazës kishte edhe tunele të ndërtuara para viteve ‘90, ku autorët e përdornin për armë dhe tritol.
Mësohet se Hoxhallari ka edhe tre banesa të tjera në pronësi në Tiranë, dhe ajo që bie në sy është se i ka në zona periferike të kryeqytetit si në Yzbderisht, në zonën e Astirit.
Altin Aurel Hoxhallari është shpallur në kërkim dhe është akuzuar edhe në 2015-ën edhe për vrasjen në atentat të Pajtim Serjanit, i cili për mungesë provash dhe mosvërtetim akuzash është lënë i lirë.