FOTO/ Temperaturat e ulëta, Bashkia e Tiranës sistemon të pastrehët në qendrat sociale

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 16-01-2021 FOTO/ Temperaturat e ulëta, Bashkia e Tiranës sistemon të pastrehët në qendrat sociale

Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.

Përgjatë mbrëmjes së kaluar, punonjësit e drejtorisë së Strehimit në Bashkinë e Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë qenë në terren për të shoqëruar në qendrat sociale, disa të moshuar, të ndodhur në situatë rrugë.

Tashmë ata kanë një strehë të ngrohtë, ndërkohë që janë nën kujdesin e vazhdueshëm të punonjësve socialë të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale, ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve socialë, si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.

139642290_190369309487826_6790350186239435950_n.jpg139612448_444172093384509_6047877791505320397_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vodhi makinën një personi në Kukës, arrestohet 25 vjeçari
Përplasja me armë mes biznesmenëve për pallatin në ish-Park, gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 2 ortakët (EMRAT-VENDIMI) »
Article Logic
Execution time: 0.012229919433594
array(1) { ["section"]=> string(91) "foto-temperaturat-e-uleta-bashkia-e-tiranes-sistemon-te-pastrehet-ne-qendrat-sociale-235241" }