FOTO/ Thellohet edhe më shumë SKANDALI, Kombëtares së basketbollit i mbyllet sërish dera e 'Feti Borovës'

Publikuar tek: sport, më 17:36 17-08-2019 FOTO/ Thellohet edhe më shumë SKANDALI, Kombëtares së basketbollit i mbyllet sërish dera e 'Feti Borovës' Kompleksi Sportiv ''Feti Borova''

Endrit Hysenagolli është njëri nga basketbollistët më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet e fundit duke koleksionuar një sërë trofesh me Tiranën, Kamzën dhe Teutën.

Tashmë basketbollisti shqiptar vijon karrierën në Francë te skuadra e Ajaçios, ndërsa aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshje eleminatore “EuroBasket 2021”. Lojtarët shqiptar disa ditë më parë nuk u lejuan të stërviteshin në sallën olimpike “Feti Borova”.

Edhe pse lajmi mori përmasa të mëdha dhe u cilësua si një skandal duke i mohur Kombëtares të stërvitet duket se kjo gjë nuk i ka bërë shumë përshtypje shtetit shqiptar apo Bashkisë së Tiranës. Ditën e sotme lojtarët nuk janë lejuar sërish për t’u stërvitur duke bërë që ky skandal të thellohet akoma më shumë. Lajmi e konfirmon basketbollisti i Kombëtares, Endrit Hysenagolli me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook.


hysen.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071499347686768
array(1) { ["section"]=> string(108) "foto-thellohet-edhe-me-shume-skandali-kombetares-se-basketbollit-i-mbyllet-serish-dera-e-feti-boroves-175615" }