FOTO TRONDITËSE nga Alepo: Masakrohen fëmijët

Publikuar tek: bota, më 08:24 14-12-2016 FOTO TRONDITËSE nga Alepo: Masakrohen fëmijët

Alepo, është tragjedia me e rëndë humanitare e shekullit XXI. Kështu është cilësuar kjo masakër nga zyrtarë të OKB.

Numri i civilëve të vrarë në Alepo që nga 15 nëntori e deri tani nga 991 ka arritur në 1.071 pasi dy ditë më parë forcat e regjimit dhe milicët dogjën të gjallë 4 fëmijë dhe 9 gra si dhe ekzekutuan me plumba 67 meshkuj.

Aktivistja Lina el-Shami e cila ka njoftuar botën për tragjedinë në rajonin lindor, që është bërë një skenë e masakrave nga regjimi i Bashar Asadit dhe milicëve i ka bërë thirrje botës që të kalojë në veprim duke thënë "Aktualisht në Aalepo po përballemi me një gjenocid. Kjo mund të jetë videoja e fundit e imja".

"Ne po vdesim në Halep! Jemi të uritur. Po na priten fëmijët. Gratë tona janë rrënuar. Nuk na ka mbetur asnjë gjë. Ku jeni? Ej ju që na dëgjoni, kini frikë nga Allahu! O ju arabë! O ju muslimanë! O ju njerëz të krijuar nga Allahu! Ku jeni? Ne po vdesim! Ne po na presin! Nuk na ka mbetur asnjë gjë! Nuk kemi ujë! Kush të na dëgjojë të na shpëtojë”, shprehet një tjetër qytetar sirian në videon e publikuar nga “AA”.

Shumë friksohen se me marrjen e qytetit në kontroll nga ushtria, do përshkallëzohet hakmarrja e regjimit ndaj atyre që luftuan kundër Assad që prej vitit 2012.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031485080718994
array(1) { ["section"]=> string(50) "foto-tronditese-nga-alepo-masakrohen-femijet-62588" }