Fotogaleri: Joker frymëzon protestuesit në mbarë botën

Publikuar tek: bota, më 23:16 03-11-2019 Fotogaleri: Joker frymëzon protestuesit në mbarë botën Joker i bashkohet proetstave në mbarë botën

Protesta kundër korrupsionit, kundër qeverisë, kundër Brexit. Qytete në mbarë botën po ziejnë. Por mes qindra-mijëra njerëzve një fytyrë e bardhë, me një buzëqeshje të frikshme nga e kuqja e shpërhapur keqazi të tërheq vëmendjen.

Është Joker, personazhi i njohur negativ i filmave Batman, që ka frymëzuar mijëra protestues në mbarë botën. Kjo ndoshta nga që filmi i fundit i Joker është duke korrur famë në mbarë botën, dhe imazhi i tij mund t’i ndihmojë protestuesit të tërheqin më tepër vëmendje për kauzën e tyre.

Nga Libani në Kili, Irak, Bolivi, Hong-Kong dhe Spanjë, Joker është bërë pjesë e protestës kudo në botë. Po pse?

“Joker jemi ne,” thotë një protestuese nga Libani, “dhe Bejruti është qyteti Gotham”.

Në filmin Joker qyteti Gotham zjen nga krimi, shërbimet sociale janë inekzistente, qytetarët ndjehen të pafuqishëm dhe të zhgënjyer.

dfgdfgherh4rh4h.jpg

Ky poster i Joker, i krijuar nga grupi i artistëve Ashekman, mbushi muret e gjithë Beirutit në Liban

dfghrtherth5h.jpg

Një protestuese në Bejrut e ka lyer fytyrën e saj si Joker

ghrth5hj5rhgfgh.jpg

Edhe në Kili, një vajzë shfaqet e maskuar si Joker teksa proteston ndaj vrasjeve dhe torturave të autoriteteve. Në Kili protestat shpërthyen pas rritjes së çmimit të biletës së metrosë

fgeghergerg.jpg

Një protestues në Hong-Kong ka mbuluar fytyrën me maskën e Joker

fghrthhdfgh.jpg

Në Londër, protestuesit kundër Brexit kanë pikturuar kryeministrin Boris Johnson si Joker /Newsbomb.al

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01316499710083
array(1) { ["section"]=> string(60) "fotogaleri-joker-frymezon-protestuesit-ne-mbare-boten-184593" }