Me uljen e temperaturave këtë fillim prilli, janë rikthyer edhe rreshjet e dëborës në qarkun e Kukësit dhe zonat përreth.
Qyteti i Kukësit është zbardhur ditën e sotshme nga rreshjet e dendura të dëborës. Dëbora është rikthyer edhe në Bulqizë e Peshkopi. Në zonat e thella trashësia e borës shkon në 10 cm. Në zonat rurale të Kukësit ka vështirësi në qarkullim prandaj rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë.
{gallery}kukes{/gallery}