Fotografia e djaloshit sirian që po trondit botën, nxirret nga gërmadhat i mbuluar me pluhur dhe gjak (VIDEO dhe FOTO)

Publikuar tek: bota, më 09:22 18-08-2016

Horrori dhe tragjedia në luftën e Sirisë, janë përmbledhur të gjitha në një fotografi të vetme.

Një djalë i vogël rreth moshës 5-vjeçare, shihet i ulur në karrige brenda një ambulance, pas sulmeve ajrore në qytetin e tij në Aleppo. Ai nuk e dinte se ku i ka prindërit.

I mbuluar nga hiri e pluhuri i gërmadhave që dikur ishin shtëpia e tij, njëra anë e fytyrës së djaloshit Omran Daqneeshit është e tëra e mbuluar me gjak.

Në një video të publikuar në “Daily Mail” ai prek fytyrën e tij të gjakosur dhe më pas e fshin.

Nga video vihet re se djaloshi nuk qanë edhe pse i lënë vetëm pasi ekipi i shpëtimtarëve kishte dalë t’i merrte fëmijët e tjerë të plagosur po ashtu nga sulmet.

siri1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023328065872192
array(1) { ["section"]=> string(121) "fotografia-e-djaloshit-sirian-qe-po-trondit-boten-nxirret-nga-germadhat-i-mbuluar-me-pluhur-dhe-gjak-video-dhe-foto-50073" }