Një avion i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar (RAF) ka arritur të fotografojë ajsbergun më të madh në botë ndërsa kalonte nëpër Atlantikun e Jugut.
Avioni A400 flutëroi ulët mbi bllokun rreth 4200 km2 për të vëzhguar gjendjen e tij. Në foto shihen çarje të shumta dhe copa akulli të prera.
Ajsbergu i quajtur A68a ndodhet momentalisht vetëm 200m nga bregu dhe ekziston një mundësi reale që ajo të mbërthehet në ujërat e cekëta bregdetare, raporton BBC.
Imazhet satelitore tregojnë se javët e fundit skajet e A68a po shkatërrohen me shpejtësi. Veprimi i pamëshirshëm i valëve po prish fragmente të panumërta të vogla dhe disa nga pjesët më të rëndësishme do të kenë nevojë për gjurmim dhe kujdes të shtuar për shkak të rrezikut shtesë që tani do të paraqesin për transportin.