Fotoja e Nanos me Xhoanën, analisti: Sa e panë me Maseratin 150 mijë euro, astirasit shpërthyen Nana, Nana, Nana…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:05 17-06-2019 Fotoja e Nanos me Xhoanën, analisti: Sa e panë me Maseratin 150 mijë euro, astirasit shpërthyen Nana, Nana, Nana… Fatos Nano dhe bashkeshortja e tij Xhoana

Analisti Ilir Demalia ironizon protestuesit e Astirit të cilët dy ditë më parë ndëshën me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij Xhoanën.

Ndryshe nga sa sillen zakonisht, banorët u treguan dashamirës me çiftin dhe s’e penguan aspak të lëviznin, ndërsa Nano dhe bashkëshortja e tij, në shenjë respekti i përshëndetën.

Përshëndetja e tyre me protestuesit bëri xhiron e rrjetit por ja se ç’shkruan analisti polemizues:

“Nana! Nano!

Dje të gjitha mediat on line dhe TV-të, dhanë lajmin se Fatos Nano kishte shkuar në përkrahje të protestes se Astirit.

Protestuesit më xhaketa më vija të kuqe kur në fakt duhet ti kene blu! Të mbuluar me djersë nga vapa, floket njit që nuk I shkiteshin prej vapes, djersës e pluhrit, në pikē të hallit, sa panë Nanon me Xhoin që drejtonte Maseratin 150 mijë Euro, dhe Nano i pershendeti pa ulur as xhamin e makinës më llullë në buzë. Astirasit shperthyen Nana, Nana, Nana!

Nano po shkonte për fund jave diku për qef të vetin më Xhoin per ndonje weekend që shpenzon sëpaku 2000 mijë Euro, apo në Bundva për ndonje dore Poker. . .

Nano prej kaq vjetesh jeton ne Viene me paret ... larg rremujës e rrëmetit, pluhurit e zhulit. ..

Janë po këta që therrisnin Nana Ik, kur Nano ishte kryeminister.

Sot Roma ik!

Nesër Roma, Roma!

Zgjedhjet do bëhen për tu çberê bërë çbëre përsëri, përseri.

Ha ja derrit pija qenit edhe bjerini karadyzenit!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022433042526245
array(1) { ["section"]=> string(114) "fotoja-e-nanos-me-xhoanen-analisti-sa-e-pane-me-maseratin-150-mije-euro-astirasit-shperthyen-nana-nana-nana-168514" }