Fotoja e përdhunimit nga ushtarët serb, reagon ambasadori amerikan: Udhëheqësit e Kosovës të mos i shfrytëzojnë viktimat për përfitime politike

Publikuar tek: rajon, më 21:05 17-05-2019 Fotoja e përdhunimit nga ushtarët serb, reagon ambasadori amerikan: Udhëheqësit e Kosovës të mos i shfrytëzojnë viktimat për përfitime politike Ambasadori i SHBA ne Kosove, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se të mbijetuarit e krimeve të luftës, duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri.

Me anë të një postim në rrjetin social twitter, amabasadori amerikan tha se udhëheqësit e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat të shërohen, e jo t'i shfrytëzojnë ato për përfitime politike.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, publikoi një fotografi në të cilën fillimisht e prezantoi si dëshmi të akteve të përdhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Mediat në Kosovë publikuan më pas fotn e njëjtë duke pretenduar se është marrë nga faqet e internetit me përmbajtje pornografike.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pas lajmit në mediat kosovare, kërkoi falje dhe pranoi se fotografia mund të jetë e falsifikuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se e ka ftuar Brovinën të ofrojë dëshmitë që ka dhe se do të hapë hetime mbi fotografinë e publikuar.

FOTOT-3-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035760164260864
array(1) { ["section"]=> string(148) "fotoja-e-perdhunimit-nga-ushtaret-serb-reagon-ambasadori-amerikan-udheheqesit-e-kosoves-te-mos-i-shfrytezojne-viktimat-per-perfitime-politike-164701" }