Fotoja e policëve që luanin bilardo e bënë xhiron e rrjetit, reagon ministri Tahiri

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 27-01-2017 Fotoja e policëve që luanin bilardo e bënë xhiron e rrjetit, reagon ministri Tahiri

Dy policë që luanin bilardo veshur me unifromën e  Policisë së Shtetit bëri xhiron e rrjetit dhe një gjë e tillë duket se nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që e ka komentuar këtë foto sot nga Berati dhe e ka cilësuar si të papranueshëm gjestin e policëve.

“Para pak ditësh më zunë sytë një fotografi të dy punonjësve policie që po luanin bilardo. Është e papranueshme për mua kjo që të ndodhë. Unë nuk arrij të kuptoj si mund të ndodhë një gjë e tillë?! Por të jeni shumë të bindur që për çdo punonjës policie që përdhos uniformën në këtë mënyrë, eprorët do të mbajnë përgjegjësi. Sepse nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë mundësi që sot, në 2017, të justifikoj që dy punonjës policie të luajnë bilardo dhe eprori të mos ketë as sy, as veshë ta shohë këtë”, tha Tahiri.

MË SHUMË NGA FJALA E MINISTRIT:

Jam shumë i bindur që ka vend për të pasur punonjës policie me më shumë etikë dhe kulturë të cilët dinë për çfarë t’u shërbejnë qytetarëve, të cilët nuk e presin qytetarin sikur ua ka borxh, por që janë të bindur vetë më së pari, se janë aty e paguhen aty vetëm për të shërbyer. Jam shumë i bindur që ka ende vend për punonjës policie që nuk e njollosin uniformën, që kanë respekt për punën që bëjnë – jo si çdo punë, sepse policia nuk është punë si çdo punë, por që kanë respekt për misionin e Policisë së Shtetit.

Para pak ditësh më zunë sytë një fotografi të dy punonjësve policie që po luanin bilardo. Është e papranueshme për mua kjo që të ndodhë. Unë nuk arrij të kuptoj si mund të ndodhë një gjë e tillë?! Por të jeni shumë të bindur që për çdo punonjës policie që përdhos uniformën në këtë mënyrë, eprorët do të mbajnë përgjegjësi. Sepse nuk ka asnjë mënyrë dhe asnjë mundësi që sot, në 2017, të justifikoj që dy punonjës policie të luajnë bilardo dhe eprori të mos ketë as sy, as veshë ta shohë këtë.

Falënderoj çdo qytetar, mediat, shoqërinë civile, këdo që na ndihmon të ruajmë standardet e integritetit në Policinë e Shtetit, që ka denoncuar sjelljet e pahijshme të çdo punonjësi policie e që na kanë dhënë mundësi të shohim më shumë, të dëgjojmë më shumë. Dhe garantojmë se ne do marrim masa drastike ndaj kujtdo që nuk i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve me  etikë, me kulturë, punë, shërbim, pa korrupsion, pa arrogancë. Dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e detyrës tonë.

Nëse deri dje ka mbajtur përgjegjësi polici për veten e tij, ne do të vendosim praktikë që bashkë me policin do të mbajë përgjegjësi edhe eprori. Sepse ai që sot është ngarkuar të drejtojë një komisariat apo një drejtori në Policinë e Shtetit duhet t’i përgjigjet qytetarëve. Unë e di që një shef komisariati nuk votohet nga publiku. Unë e di që një drejtor policie nuk votohet nga publiku. Por jam shumë i bindur që sikur secili prej jush të votohej, Policia do të ishte më e mirë. Mbase unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë: që shefat e komisariateve apo drejtorët e Policisë para ngritjes në detyrë të kenë edhe një konsultim publik. Por jemi në gjendje të bëjmë që për performancën tuaj, rikonfirmimin tuaj në detyrë dhe ngritjen në detyrë të shefave të komisariateve dhe të drejtorëve të policisë, të pyeten edhe qytetarët. Ky është edhe treguesi më i mirë. Dhe besoj se ky do të jetë indikatori më i mirë për të matur punën e secilit që sot është ngarkuar me përgjegjësi për të drejtuar në Policinë e Shtetit.

Sigurisht objektiv madhor i yni është pandëshkueshmëria. Kemi një problem jo të vogël të trashëguar (të cilin po e adresojmë) lidhur me korrupsionin dhe luftën kundër korrupsionit. Sipas raporteve kryesore, më i fundit ishte “Transparency International”, Shqipëria sot është shumë më pak e korruptuar në krahasim me të kaluarën. Por sigurisht korrupsioni është problem. Dhe qytetarët presin mbi të gjitha luftën kundër korrupsionit, presin të ketë shembuj – dhe veçanërisht shembuj gjyqtarësh, të atyre që deri dje quheshin të pandëshkueshëm ose të paprekshëm. Është kjo arsyeja falë punës së Policisë dhe bashkëpunimit me Prokurorinë janë arrestuar mbi 10 prokurorë dhe gjyqtarë dhe qindra qytetarë gjatë vitit 2016. Kjo është e pamjaftueshme, por është një mundësi e mirë për të parë potencialin që kemi për të zhvilluar hetime, veçanërisht kundër korrupsionit dhe atyre që deri dje quheshin të paprekshëm.

Sot Policia, pa asnjë diskutim, ka bërë hapa mjaft pozitivë në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Sot gjobitet edhe ai që ka para apo që deri dje quhej i paprekshëm. Dhe sigurisht ka vend të bëhet akoma më shumë.

Mjafton t’ju them që gjatë vitit 2016 janë sekuestruar 47 milion euro asete e pasuri kriminale. Në ditën kur mora detyrën, nga qeveria e mëparshme gjeta vetëm 1 milion euro asete e pasuri kriminale të sekuestruar. NJË! Ndërsa vetëm gjatë vitit 2016 janë 47 milion euro. Në të tre vitet janë gati 100 milion euro. Ja pra që i shkojmë pas atyre që quhen “peshqit e mëdhenj”. Ja që hetojmë dhe godasim aty ku ka pasuri bota e krimit. Ka nevojë edhe më shumë, pa asnjë diskutim. E ne do të bëjmë më shumë patjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dështon seanca e ballafaqimit të biznesmenit me “Bandën” e Shullazit
E rrallë, shikoni ç’dorëzon ky qytetar në Policinë e Shkodrës, ngjarja e pazakontë dokumentohet »
Article Logic
Execution time: 0.013004779815674
array(1) { ["section"]=> string(88) "fotoja-e-policeve-qe-luanin-bilardo-e-bene-xhiron-e-rrjetit-reagon-ministri-tahiri-66859" }