Fotoja prekëse që bën xhiron e rrjeteve, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid

Publikuar tek: bota, më 12:33 03-12-2020 Fotoja prekëse që bën xhiron e rrjeteve, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid

Ka bërë xhiron e rrjeteve fotoja ku shihet një mjek nga Teksasi, i ndodhur prej kohësh në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, teksa përqafon në ditën e Falënderimeve një pacient të moshuar me Covid 19.

Dr. Joseph Varon, shefi  i United Memorial Medical Center në Houston, i tha CNN se kishte punuar 256 ditë pa ndalim deri tani dhe është i frustruar nga numri i lartë i njerëzve të shtruar në spital.

Ai ka shpjeguar edhe foton prekëse ku shihet duke përqafuar një të moshuar, teksa tha se pacientët po vuajn edhe nga virusi dhe nga izolimi.

"Ndërsa po hyj brenda njësisë time, unë pash që një pacient i moshuar po përpiqej të dalë nga dhoma dhe po qante. Kështu që, i afrohem dhe i them 'pse po qan' dhe burri thotë, 'Unë dua të jem me gruan time'.  Kështu që, unë vetëm e kapa, e mbaj, e përqafova dhe nuk e dija se po fotografohesha në atë kohë,” ka shpejguar mjeku.

Ndër të tjera mjeku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në parandalimin e përhahapjes së koronavirusit, duke respektuar rregullat anti-Covid.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Australia goditet nga stuhia e frikshme, vetëtimat djegin kullën historike (VIDEO)
Adolf Hitleri fiton zgjedhjet në vendin afrikan, politikani me emrin e ish-udhëheqësit nazist premton: Nuk do të përpiqem të dominoj botën »
Article Logic
Execution time: 0.011896133422852
array(1) { ["section"]=> string(90) "fotoja-prekese-qe-ben-xhiron-e-rrjeteve-mjeku-perqafon-pacientin-e-moshuar-me-covid-230026" }