Një foto që është kthyer në “hit” në rrjetet sociale dhe jo vetëm ka prekur të gjithë ata që e kanë parë.
Bëhet fjalë për një foto të publikuar nga blogeri Eljan Tanini ku duket një qytetar me dyshekun e hedhur sipër kokës. Foto është shkrepur në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit dhe shpreh totalisht dramën e strehimit në Tiranë.