FOTOT e nxënësve ekselentë në rrugët e Tiranës, Veliaj: Dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:10 29-09-2020 FOTOT e nxënësve ekselentë në rrugët e Tiranës, Veliaj: Dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit

E kthyer tashmë në një traditë nga Veliaj, edhe këtë vit Bashkia e Tiranës do të vendosë në rrugët kryesore fotografitë e nxënësve ekselentë.

Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, do të vendosen fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.

“Si çdo vit Bashkia Tiranë  do të nderojë gjatë Tetorit nxënësit më të mirë të qytetit në çdo stendë reklamash.  Ne besojmë se dija, puna e dashuria janë reklama më e mirë e qytetit tonë.

#Beso #Puno #Mëso #Ëndërro #Duaj”, shkruan Veliaj.

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm.

 

EjD2XgmWkAEzz3L.jpgEjD2XEsWAAACcUE.jpg

EjD2YAHWAAAM4GQ.jpgEjD2Yf6WkAIdgyz.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01075291633606
array(1) { ["section"]=> string(114) "fotot-e-nxenesve-ekselente-ne-rruget-e-tiranes-veliaj-dija-puna-e-dashuria-jane-reklama-me-e-mire-e-qytetit-222056" }