Në foton që shikoni janë dy prej viktimave aksidentit tragjik, të fejuar.
Fisnik Murataj, 32 vjeç, dhe e dashura e tij franceze me banim në Athinë Nazia Aham, 34 vjeçe, humbën jetën ndërsa po ktheheshin nga një dasmë në Fier pasi mjeti i tyre doli nga rruga dhe ra në kanal.
Nga aksidenti mbretën të vdekur Fisnik Murataj, 32 vjeç, Agustin Murataj 30 vjeç dhe Nazia Aham, 34 vjeçe. Të tre jetonin në Athinë dhe kishin ardhur në Shqipëri për një dasmë.
Ata po ktheheshin nga dasma kur mjeti i tyre tip “Suzuki” doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Vetëm mëngjesin e sotëm, u bë i mundur nxjerrja e trupave.
Informacion paraprak i policisë:
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.