FOTOT nga banesa ndryshe ku jeton Rama, konstrukti i pazakontë ideuar nga kryeministri dhe ajo çfarë thotë Linda Rama

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 08-11-2015 FOTOT nga banesa ndryshe ku jeton Rama, konstrukti i pazakontë ideuar nga kryeministri dhe ajo çfarë thotë Linda Rama

Nga 400 mijë deri në 5 milion euro. Këto janë shifrat e përfolura dhe stërpërfolura lidhur me banesën e kryeministrit Rama të cilën, sa i takon konstruktit është thuajse e pamundur ta përcaktosh nëse është një kompleks, një shtëpi, një bunker, apo një vilë luksi.

 “Unë jam marrë shumë me shtëpinë. Edi ka qenë i zënë. D.m.th. kontributi im ka përshkuar fillin e kreativitetit të Edit, vështirësia ime ka qenë e disafishtë… Banesa është një banesë e ngrohtë dhe ndjehem mirë, edhe pse me materiale shumë të varfra… Kështu ndahemi në shtëpinë tonë. Me materiale të lira. Shtëpisë ia japin vlerën banorët dhe jo materialet,– tha Linda Rama në një intervistë të 30 dhjetorit të vitit të shkuar.

Sipas gazetës Dita, pronar i tokës ku është ngritur shtëpia ka qenë Isuf Isufi, një banor vjetër i zonës.

Isufi e ka shitur këtë prone më shumë se 12 vjet të shkuara. Fillimisht dy dynym e më pas dy të tjera, e jo më shumë se 4 mijë lekë të vjetra metri katror.

“Ia kam shitur Dhurata Relit. Është bashkëfshatarja jonë dhe unë e kam shitur sepse isha në gjendje të rëndë ekonomike. Asokohe kaq ishte çmimi i tokës këtu sepse askush nuk interesohej për këtë fshat. Di që Dhurata e bleu tokën për vajzën dhe mbesën, por shumë më vonë e kemi marrë vesh që mbesa ishte Linda, gruaja e Edi Ramës”, – është shprehur Isufi, rreth të 60-tave.

Në deklaratën e pasurisë së Linda Ramës thuhet se në vitin 2005 ajo ka blerë dy sipërfaqe toke në fshatin Surrel, (2528 m2 dhe 1955 m2) me një vlerë totale 10.8 milionë lekë.

Në fotot e publikuara nga gazeta, shtëpia duket e pambaruar, por në oborrin e pasëm shihen tesha të varura ndërsa në hyrjen e sipërme shihet kabina e gardistit dhe një person afër, çka do të thotë që shtëpia banohet dhe ruhet.  Mesa duket nga, Rama pas kritikave ka mbyllur pjesën e brendshme dhe ka lënë përgjysëm veshjen e jashtme të saj.

Xhami në vend të çatisë është eksperimentuar edhe më parë nga Rama.

su-3.jpg

su-2.jpg

su1.jpg

 

rama-2.jpg

rama-1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja e Ndocajt: Nuk jemi kaubojsa. Jeta e çiftit të martuar 2 herë, nga emigracioni te pushimet luksoze në Republikën Domenikane
Arrestohet pronari i një firme ndërtimi, dje gjeti vdekjen në kantier punëtori »
Article Logic
Execution time: 0.011900901794434
array(1) { ["section"]=> string(122) "fotot-nga-banesa-ndryshe-ku-jeton-rama-konstrukti-i-pazakonte-ideuar-nga-kryeministri-dhe-ajo-cfare-thote-linda-rama-24939" }