Fotot/ Për fundjavë shko te Parku i Liqenit, ja ç'do gjesh atje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:26 15-02-2020 Fotot/ Për fundjavë shko te Parku i Liqenit, ja ç'do gjesh atje

Fundjava pritet të vijë me diell dhe nëse ende nuk keni planifikuar asgjë, merrni familjarët dhe fëmijët dhe shkoni te Parku i Liqenit, i cili pas transformimit është kthyer në destinacionin e qytetarëve.

Në Parkun e Madh do të ketë aktivitete në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.

Nga ora 10:00-15:00, në “Odën Tiranase”, do të keni ekspozitë dhe sfilatë me kostume të traditës, objekte artizanale dhe këndi i fotografisë me veshje tiranase.

Ndërsa në Fushat Multisportive do të ketë ndeshje futbolli mes të rinjve të shkollave përballë bashkëmoshatarëve të tyre nga Kosova.

Fundjava aktive në natyrë vijon me eksplorimin e shtigjeve historike të Malësisë së Tiranës. Nëse jeni tip aventurier bëni një ecje në gjurmët historike drejt Shëngjergjit, vendit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Tiranë!

Parku i Liqenit Artificial është destinacioni i preferuar i qytetarëve gjatë fundjavës dhe jo vetëm, sidomos në ditët e bukura me diell, ku shijohen rrezet dhe gjelbërimi.

parku_liqenit_bashkia_tirane_1.jpg

parku_liqenit_bashkia_tirane_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094821453094482
array(1) { ["section"]=> string(68) "fotot-per-fundjave-shko-te-parku-i-liqenit-ja-c-do-gjesh-atje-195275" }