Si u dashurua shqiptari me vajzën e bosit të mafies John Gotti

Publikuar tek: aktualitet, më 23:33 19-01-2015 Si u dashurua shqiptari me vajzën e bosit të mafies John Gotti John Alite

Tipikisht si historia e personazheve në filmin amerikan ‘’Legjenda e Bronksit’’ apo atij të ‘’Kumbari’’-it .  Historia e John Alites, shqiptarit që u dashurua me vajzën e Kapos së Mafies Italiane në New York  është hedhur në faqet e një libri, ku tregohet se si u rrit dhe u fuqizua në Familjen Gambino dhe në fund u pendua dhe dëshmoi kundër organizatës në sallën e gjyqit.

 

Alite ishte djali i një taksisti, emigrant shqiptar në Queens, New York, i cili u dashura me vajzën e bosit John Gotti.

 

Kur ishte fare i ri në moshë, një xhaxha i tij e mori një ditë në një nga klubet private të bixhozit në Bronx, ku u njoh me mafiozë italo-amerikanë dhe u bë mik i ngushtë me John Angelo Gotti-n. Ky i fundit, ishte djali i një prej kryemafiozëve më famëkeqë në Neë York, John J Gotti, kryetari i Familjes Gambino.

 

Të dy të rinjtë i hynë bashkë rrugës së kriminalitetit dhe në vitet 1980 bënë se bashku një numër aksionesh që u sollën qindramijëra dollarë. Alite u bë si djalë shtëpie në familjen Gotti dhe u bë një njeri me shumë rëndësi që në moshë të njomë në organizatën mafioze të Gambino. Mirëpo, duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies.

 

Kur në vitin 1992, John J Gotti u burgos, ai vendosi që djali i tij të merrte në duar pushtetin e Familjes Gambino. Kjo e fuqizoi shumë shqiptarin që ishte mik me Gottin Junior. Junior kishte qenë dëshmitari në dasmën e Alites, po edhe ky i fundit e kishte zgjedhur ditën e dasmës në Ditën e Shën Valentinit sepse ishte ditëlindja e Juniorit.

 

Mirëpo, shqiptari nga Queens kishte një pikë të dobët. Motrën e shokut të tij, Victoria, vajzën e bosit të madh. Të dy kishin një lidhje të fshehtë dashurie por që nuk guxonin ta bënin të njohur sepse ajo ishte martuar me një tjetër mafioz, Carmine Agnello dhe nuk e dinin se si mund të reagonte Familja. Mes mafiozëve nderi i familjes ishte shumë i rëndësishëm.

 

Mirëpo dikur në mesin e viteve 1990, Alite sulmoi bashkëshortin e Victorias, duke e akuzuar se kishte rrahur të shoqen. U krijua një situatë e rëndë dhe paqja u arrit duke e “syrgjynosur” Aliten larg nga Neë York-u, në Florida.

 

Dashuria për vajzën e bosit të vjetër dhe motrën e bosit të ri i dha fund kështu karrierës së shqiptarit në mafien italo-amerikane.

 

Ai u arrestua më vonë në Florida, u arratis në Brazil, u ekstradua mbrapsh në SHBA, pranoi të bashkëpunonte kundër mikut të tij të rinisë, John Angello Gotti-t dhe sapo ka dalë nga burgu pas 10 vitesh.Ai jeton tani në Neë Jersey dhe ka botuar biografinë ku lan hesapet me miqtë/armiqtë e kohës së rinisë.

 

Në qendër të talljes dhe kritikës është ish-shoku i tij i ngushtë, Gotti Junior. Alite flet me një lloj respekti për Gottin e vjetër si një mafioz të zotin që arriti gjithshka me forcat e veta. U bë milioner i fuqishëm ndonëse ishte lindur në një familje të varfër.

 

Ndryshe nga ai, i biri, nuk kishte as zgjuarsinë e as trimërinë e babait. Alite tregon sesi shoku i tij kishte zakonin e çmendur që shuante cigare në trupin e vet. Ishte njeri me probleme të tmerrshme vetëbesimi.

 

“Ai është si Kim Jong-un, një fëmijë i përkëdhelur që përfitonte në kurriz të shokëve të tij nga që ishte djali i një babai të fuqishëm”, shkruan Alite në librin e tij.  “Babai ishte një tiran, kurse i biri një dhjaks”, e përmbledh ai përshkrimin e familjes Gotti, në libër.

 

Gotti Junior ishte një hajvan që mori në qafë të gjitha familjet mafioze, kur FBI i gjeti në vitin 1997, një liste me të gjithë emrat e atyre që kishin shkuar në dasëm nga të Pesë Familjet bashkë me postet në organizatat respektive dhe shifrën e parave të sjella dhuratë. Rregulli në familje e donte që asnjëherë të mos shkruheshin këto gjëra në letër.

 

Alite i ka dhënë fund në libër edhe një prej legjendave të kohës. Sipas tij, Gotti Senior, që njihej si “Dapper Don” për veshjet e tij shumë të shtrenjta dhe me shumë shije, në fakt, nuk e kishte fare stil dhe klas. Ai kishte para për të blerë një kostum 2,000 dollarë, po jo aftësinë dhe syrin për të gjetur se cili i shkonte e si duhej kombinuar. Ajo që nuk dihej ishte një ndihmës me emrin “Fat Bob” (Bobi i Shëndoshë) që ishte mjeshtër i veshjeve dhe që zgjidhte komplet gardërobën e supermafiozit.

Ruben Avxhiu, Illyria Press

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta për naftën, vajza organizatore veshur me mbi 4000 dollarë
Luan Pobrati: Berisha mashtron për lidhjen e vëllait tim me kokainën »
Article Logic
Execution time: 0.011690855026245
array(1) { ["section"]=> string(72) "fotot-si-u-dashurua-shqiptari-me-vajzen-e-bosit-te-mafies-john-gotti-988" }