FOTOT/ Vlora nën ujë, përmbytje masive: Policia: Evakuuam 25 persona, 3 në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 06:16 11-10-2015

Moti i keq ka përfshirë jugun e vendit. Reshjet gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin bregdetar të Vlorës i cili prej orësh ndodhet nën ujë.

Lartësia e ujit ka arritur deri në 30 centimetra në disa zona, veçanërisht në lagjet  "24 Maji", "Pavarësia" dhe "15 Tetori. Uji ka përmbytur rrugët, makinat afër portit, shkolla, bibloteka, e spitalin Pediatrik ku nënat dhe fëmijët kanë kaluar natën në kushtet që shikoni në foto.

Situata paraqitet e rënduar dhe dëmi ekonomik llogaritet të jetë i konsiderueshëm. Ndërkaq policia bën me dije se janë evakuuar 8 familje me 25 persona dhe 3 prej tyre janë dërguar në spital për kurim.

"Me datë 10-11.10.2015 si pasojë e reshjeve të dendura dhe të panderprera gjatë pasdites së djeshme dhe natës së sotme janë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të qytetit.

Si rezultat i reshjeve janë përmbytur lagjet "24 Maji", "Pavarësia" dhe "15 Tetori". Nga ana e shërbimeve të Policisë jane marrë menjëherë masa për evakuimin e 8 familjeve me rreth 25 persona nga shtëpitë që janë përmbytur në këto lagje, ku 3 prej tyre janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.

Gjithashtu bëjmë me dije se në disa rrugë të qytetit, si "10 Korriku", qarkullohet me vështirësi dhe se disa  prej segmenteve që lidhin qytetin e Vlorës me Fierin, Orikumin dhe fshatrat përreth janë të pakalueshme si rezultat i inerteve të shkaktuara nga shirat e rrembyeshëm", thuhet në deklaratën e policisë.

"Është raportuar vetëm për disa krerë bagetish të ngordhura. Në qytetin e Sarandës dhe Delvinës nuk ka pasur reshje shiu dhe situata paraqitet e qetë.

Tëgjitha shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për përballimim e situatës si dhe janë ngritur shtabe emergjence", thuhet në deklaratë.

{gallery}Vlore{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendi përfshihet nga moti i keq, uji “pushton” rrugët e Vlorës dhe Lezhës
A mund t’i besohet fëmija një të dënuare për vrasje? Lule Doçi: Nuk doja ta vrisja burrin, do martohesha prapë me të »
Article Logic
Execution time: 0.011760950088501
array(1) { ["section"]=> string(82) "fotot-vlora-nen-uje-permbytje-masive-policia-evakuuam-25-persona-3-ne-spital-22840" }