Fran Frrokaj 'kundër' aksionit të PD: Nuk do bëj rezistencë për lirimin e bashkisë

Publikuar tek: politike, më 14:15 13-08-2019 Fran Frrokaj 'kundër' aksionit të PD: Nuk do bëj rezistencë për lirimin e bashkisë

Kryebashkiaku në ikje i Llezhës Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk do të bëjë rezistencë në lirimin e bashkisë.

Në një prononcim për mediat Frrokaj është shprehur po ashtu se nuk do e presë në zyrë Pjerin Ndreun, teksa e cilëson 30 qershorin farsë.

Demokrati ka shtuar më tej e nuk do të ketë as protestë pasi nuk do të lejojë të baltosë punën e tij 16-vjeçare.

Sakaq, ka theksuar se 'nuk u bë qameti se humbën disa bashki'.

Dua t’ju falenderoj të gjithëve për një bashkëpunim të gjatë. Në një madat 4 vjeçar ishte maksimumi që mund të bënim aq me teper kur ka një pozite e cila ka tregu me vepra që nuk ka qenë dashmirës. Teorikisht me 10 korrik kam bërë 4 vite në bashkinë e Lezhë dhe duhet të lë mandatin. Mandati i kalon Kryetarit Fitues. Ndreu Nuk do ta pres në zyrë nesër, për një arsye se këto votime nuk ishin të rregullta, ishte një proces fars. Nuk do të bej protesta nuk e kam ndermend të baltosi 16 vite të punës si kryetar bashkie. I uroj mbarevajtje institucionit të bashkisë. Fajësoj gjendjen politike të vendit tim, Shqipëria nuk e meriton të jetë pas 30 vitesh demokraci në këtë situatë.”- u shpreh Frrokaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023905992507935
array(1) { ["section"]=> string(86) "fran-frrokaj-kunder-aksionit-te-pd-nuk-do-bej-rezistence-per-lirimin-e-bashkise-175209" }