Franca bëhet me kryeministër të ri, Macron zgjedh Jean Castex në krye të qeverisë

Publikuar tek: bota, më 14:43 03-07-2020 Franca bëhet me kryeministër të ri, Macron zgjedh Jean Castex në krye të qeverisë Kryeministri i ri francez Jean Castex

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeminsitrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe.

Edouard Philippe i paraqiti dorëheqjen ditën e sotme presidentit Macron, ndërsa ky i fundit e pranoi dhe e zëvendësoi po brenda ditës së sotme.

Shkaku i dorëheqjes së ish-kryeministrit është rezultati i dobët që partia e tij pati në zgjedhjet lokale, ku vetë Philippe kandidoi dhe fitoi postin e kryetarit të bashkisë së Le Havre.

Castex, 55 vjeç, është pak i njohur në Francë, por ai është një shërbyes i lartë civil dhe ka luajtur një rol kryesor në reagimin e qeverisë ndaj pandemisë Covid-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098888874053955
array(1) { ["section"]=> string(87) "franca-behet-me-kryeminister-te-ri-macron-zgjedh-jean-castex-ne-krye-te-qeverise-212704" }